IKMT nis shembjen e restorantit PA LEJE të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo (VIDEO/FOTO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) mëngjesin e sotëm ka nisur shembjen e restorant ‘Panorma’ në pronësi të kushëririt të Koço Kokëdhimës, që u bë deputet në vitin 2013 (tashmë kryetar i Partisë ZGJIDHJA) ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.

Restoranti i Mihal Kokëdhimës, vijonte punën edhe pse ishte pa leje, deri pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo, ku Kokëdhima sulmoi familjen spanjolle që kishin ardhur të ushqeheshin në restorantin e tij.  Mihal Kokëdhima për rreth 3 kilometra u ngjit mbi kofanon e makinës që po udhëtonin turistët spanjollë dhe i terrorizoi duke thyer xhamin dhe duke i ofenduar e gjithë kjo skenë vetëm pasi turistët spanjollë kishin mbetur të pakënaqur nga sjellja dhe shërbimi në restorantin pa leje të Kokëdhimës.

Loading...

Restoranti në fjalë është pa leje, dhe se është në proces legalizimi. Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike.

LEXO DHE :  Fuqia ushtarake e Shqipërisë, të 92-të në botë ndër 137 shtete

Ndërkohë pasi ka dhunuar familjen e miliarderit spanjoll Eugenio Galdón, dhe shoqëruesit shqiptarë, Mihal Kokëdhima është lënë nën masën ‘arrest me burg’.

Por si e fali drejtësia Mihal Kokëdhimën? Dy gjyqe për vjedhje energjie dhe ndërtim pa leje…por asnjë ditë burg.

Në një vëzhgim i ReportTv nxjerr në pah se Kokëdhima rezulton se për institucionet shtetërore nga Vlora në Sarandë është po aq i njohur për shkeljet e ligjit, por i toleruar nga drejtësia dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Në 2015, Mihali është përballur me drejtësinë për veprën penale të vjedhjes së energjisë dhe vetëm në prill 2016, ai është dënuar nga gjykata e Vlorës, por nuk ka bërë asnjë ditë burg. Prokuroria fillimisht ka kërkuar 3 muaj burg për Mihal Kokëdhimën ndërsa ai është dënuar me 18 muaj shërbim prove.

Teksa qytetarët e thjeshtë janë dënuar me burg për shkak se nuk kanë paguar energjinë elektrike, Mihal Kokëdhimës “nuk i ka hyrë” gjemb në këmbë. Ai ka shfrytëzuar njohjet si një pronar biznesi, por edhe fuqinë e mbiemrit duke qenë se është kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima, duke vijuar i pashqetësuar drejtimin e biznesit. Pa u mbushur një vit nga ky dënim i drejtësisë shqiptare, Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish me shkeljen e ligjit, këtë herë me ndërtim pa leje në pronën që ai ishte administrator në resortin “Panorma”. Në shtator 2017, Kokëdhima dënohet me 16 muaj shërbim prove edhe pse më parë kishte marrë një dënim të tillë dhe konsiderohej përsëritës dhe s’mund të aplikohej neni 59, ai sërish është favorizuar nga drejtësia shqiptare.

LEXO DHE :  Nga Prilli fatura e dritave vjen më e lartë: Aty është dhe taksa e pronës

Lajmi në përditësim…

Loading...
loading...
Back to top button