Maks Velo: Turqit na robëruan 500 vjet, na mësuan të mos punojmë e të mos duam Europën e krishterë, këta venë e ngrejnë memorial në Tiranë

Maks Velo ka dalë kundër ngritjes së memorialit turk tek Liqeni Artificial.

Duke folur për “Panorama”, ai thotë se Shqipëria nuk ka parë asnjëherë mirë nga Turqia, pasi për 500 vjet, na robëruan.

Loading...

Pak ditë më parë u vendos pranë Liqenit Artificial një memorial kushtuar të rënëve gjatë grushtit të shtetit në Turqi, a duhej ngritur, ç’lidhje kanë shqiptarët me këtë ngjarje?

Sigurisht që nuk duhej ngritur, është pa kuptim, pa asnjë logjikë, fare pa dinjitet. Një vasalitet që na poshtëron. Ajo që duhej bërë është që Parlamenti të aprovonte GENOCIDIN TURK KUNDËR ARMENËVE, (në Luftën e Parë Botërore), që e kanë aprovuar parlamentet e Francës, Gjermanisë etj..

Nga ana tjetër, pse duhet të na bezdisë ky memorial?

Na bezdis sepse na kujton 500 vjet robëri, krime e vrasje për të shtypur popullin shqiptar, moslejimin e mësimit të gjuhës shqipe. Shqipëria u bë vendi më i prapambetur i Ballkanit dhe këto pasoja nuk po i kalojmë akoma. Osmanët na mësuan të mos punojmë, të mos duam Europën e krishterë. Pasojat e kësaj zezone po i shohim sot me këtë korrupsion, me këtë krim, me këtë vetëposhtërim.

A nuk është vetë grushti i shtetit një ngjarje e diskutueshme në vetvete?

Sa për grushtin e shtetit, kjo është shumë e errët dhe duhet të kemi parasysh që vendet europiane nuk janë dakord me mënyrën se si po e menaxhon Erdogani këtë problem.

Pse shteti shqiptar duhet të tregojë ndjeshmëri karshi kësaj ngjarjeje?

Shteti shqiptar nuk ka pse tregon ndjeshmëri ndaj kësaj ngjarjeje. Grushte shteti ka çdo javë nëpër botë, do u bëjmë nga një memorial nga Liqeni të gjithëve?!

Loading...
Back to top button