Media gjermane: Shqipëria, landfill-i i Evropës (VIDEO)

Russia Today në edicionin gjerman ka realizuar një dokumentar në të cilin paraqet situatën e mbetjeve dhe të menaxhimit të tyre në vendin tonë.

I titulluar, Shqipëria, landfill-i i Evropës, dokumentari sjell në vëmendje që Gjermania i ka dhënë me miliona euro fonde Shqipërisë për menaxhimin e mbetjeve, por nga kjo nuk ka ndryshuar asgjë.

Loading...

Videoja e realizuar në vendin tonë sjell pamje nga mbetjet plastike, dhe jo vetëm, të hedhura kudo në hapësirat e gjelbërta në vendin tonë si flet për dëmin që ato shkaktojnë.

Sipas asaj që thuhet në shkrimin që shoqëron dokumentarin, dëmi i shkaktuar, në vendin me florën dhe faunën më të larmishme në Evropë, është tashmë i pakthyeshëm.

RT Germany:

Në vitet 2018-2019, Gjermania i dha kredi dhe grante me vlerë miliona euro kandidatit për anëtarësim në BE Shqipërisë, me qëllim që të kontrollonte kaosin e mbetjeve në vend. Rezultati ishte si një pikë në një kovë me ujë.

LEXO DHE :  Gotfrid Lajbnic, filozofi dhe shpikësi i matematikës moderne, i magjepsur nga gjuha shqipe

Me trazirat politike në 1992, në Shqipëri lindi një shoqëri konsumatore që, si kudo tjetër në botë, prodhoi një gjë: mbeturina të shumta plastike.

Meqenëse shteti i vogël i Ballkanit vuan ende nga keq-menaxhimi i mbetjeve, me mijëra tonë mbetje përfundojnë të hedhura kudo në ambient.

Dëmi i shkaktuar këtu, në vendin me florën dhe faunën më të larmishme në Evropë, është tashmë i pakthyeshëm.

I gjithë vendi duket se është i mbuluar me mbeturina.

Për gati dy vjet, mbledhja e mbeturinave në vendgrumbullime apo në rrugët e Shqipërisë është ndaluar e madje edhe kriminalizuar.

Mbeturinat e riciklueshme tani po grumbullohen nga korporatat e mëdha dhe u shiten kompanive të riciklimit.

Me ndalimin e grumbullimit të mbeturinave, jeta e njerëzve që dikur jetonin duke mbledhur mbeturinë brenda dhe jashtë vendgrumbullimeve të plehrave, është vështirësuar.

LEXO DHE :  Plani sekret i LSI-së, Nora Malaj: Po përgatitemi për zgjedhjet e 13 tetorit bashkë me opozitën

RT Deutsch ka hedhur një vështrim më të afërt në situatën e mbeturinave në Shqipëri, rezultati është i frikshëm.

Albanien – Europas Mülldeponie.mp4 on Vidnews.

Loading...
loading...
Back to top button