Paralajmërimi i fortë i SHBA: SPAK do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas saj tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK.

Struktura e posacme anti korrupsion dhe anti krim i organizuar është një insitucion i ri kushtetues, detyra e të cilit është të hetojë dhe të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë.

Po pse nevojitet SPAK?

Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të “paprekshëm” sepse gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Cmimin e paguante gjithë vendi.

Po si e korrigjon këtë problem SPAKU-u?

Do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë të lartë.

Anëtarët e SPAK do duhet të kalojnë vetingun dhe zgjidhen nga KLP, jo nga politikanë apo zyrtarë të korruptuar.

Prokurorët e posacëm do ti nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”, thekson ambasada e SHBA ne postimin e saj në FB.

Back to top button