Qyteti i serenatave, Korça “dashuria” e vizitorëve në çdo stinë

Korça do të mbetet gjithmonë “Qyteti i Serenatave”, me të cilat janë frymëzuar shumë poetë. E ndodhur në juglindje të Shqipërisë, Korça të fton ta vizitosh në çdo stinë të saj me shtëpitë karakteristike, bujtinat, rrugicat me kalldrëm, historinë dhe kulturën. Mikpritja me të cilën përballesh sapo hyn në qytet bën çdo turist të ndihet si ne shtëpinë e tij, kjo është arsyeja e vizitave të shumta.

Një nder veçantitë e qytetit është Katedralja e Korçës “Ringjallja e Krishtit” e ndërtuar në 1992, e cila është një nder pikat e preferuara të turistëve.

Loading...

“Kam ardhur nga Bullgaria, është vizita e parë në Korçë. Janë impresione të krijuara vetëm prej 40 minutash, dhe në këto minuta mund të shikosh trashëgiminë romake, bizantine dhe osmane në qytetin e Korçës. Mund të shikosh një buqetë besimesh fetare.”

Një tjetër veçanti e qytetit është edhe Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit, ndërtesa e parë dhe monumenti me i vjetër i Korçës, e cila mban emrin e themeluesit të qytetit. Xhamia e Mirahorit ka vlera historike, kulturore dhe fetare, e cila mban statusin monument kulture. Pazari i Korçës dallohet për planin e tij arkitektonik dhe urbanistik të ndërtuara në fund të shekullit 20. Ndërtimet karakteristike me gurë e tulla shkojnë në harmoni me rrugët e gjata shtruara me kalldrëm. Mbas rehabilitimit të më shumë se 50 godinave ekzistuese,  pazari mori një tjetër drejtim.

LEXO DHE :  Moska: Perëndimorët bëjnë sikur s’e shohin “Shqipërinë e Madhe”

“Vij nga Bullgaria. Është viti i dytë që e vizitoj, e dua shumë ketë vend,  dua shumë Korçën. Njerëzit janë shumë miqësorë, me pëlqen se çfarë është bërë për ketë qytet.”

Vizita në muzeun “Mësonjëtorja”, në ndërtesën dy katëshe karakteristike është një nga me të rëndësishmet në Korçë pasi në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit dhe e librit shqip. Turistët i gjejmë pikërisht në këtë vend, të cilët fotografojnë pjesë të ndryshme të historise.

“Është hera e parë që vizitoj Korçën. Është shumë e bukur, shumë elegante dhe shumë e pastër.” Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar mbetet një nga qendrat më të vizitueshme për njohjen e vlerave kulturore të rajonit të Korçës. Interesi I turistëve të huaj për këtë muze është shumë i madh falë objekteve të ekspozuara në mënyrë dinjitoze.

“Është hera e parë që e vizitoj këtë muze, është vërtet shumë i bukur”-pohoi një nga vizitorët. Mënyra sesi ndriçohen pikturat dhe mënyra sesi ekspozohen ato është shume krijuese, sepse nxjerr ne pah veprën”-tha ai.

“Vij nga Franca. Është interesante këtu, sepse edhe muzeu edhe pikurat janë të vjetra dhe mënyra sesi ekspozohen ato gjithashtu”.

Aty ku përfundojnë  rrugicat e kalldrëmta të qytetit  nis Parku Rinia, I cili është krijuar 60 vjet më parë dhe është një park i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë se drurëve dhe bimësisë. I shtrirë në 100 mijë metra katrore në veriperëndim të qytetit është një nga parqet më të frekuentuar nga qytetarët.  Një tjetër park qe ka marre vëmendjen e vizitoreve është Parku Japonez, i cili  shtrihet rrëzë kodrave të qytetit në 15 mijë metra katrorë.

LEXO DHE :  Antiterrori ndalon Kastriot Myftaraj, bëri thirrje për vrasjen e ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin

Atë çfarë turistët kërkojnë, e gjejnë pranë ambienteve të fabrikës dhe restorantit te birrës Korça. Dëshira për të parë nga afër fabrikën ku prodhohet birra e parë shqiptare dhe për të shijuar atë, tërheq çdo ditë e me shumë turistë vendas dhe te huaj, duke u shenduar në një nga destinacionet me të rëndësishme ku shijohet edhe gatimi tradicional.

Korça vijon të mbetet një prej qyteteve ku serenatat kushtuar dashurisë kanë zanafillën e tyre. Serenatistët e vjetër i gjejmë në sokakët e lagjeve të vjetra piktoreske, por edhe në bujtinat e shndërruara se fundmi ne destinacion të rëndësishëm të turizmit. Historinë nen tingujt e kitarës dhe fizarmonikës na i shpjegon muzikanti Vaskë Nico.

Loading...
loading...

Lexo gjithashtu

Close
Back to top button