Turizmi 2019, Kosova vijon rritet, polakët në krye të atyre që s’u rikthyen

INSTAT raporton se ndër vendet që kanë numrin më të lartë të pushuesve këtë verë në Shqipëri janë vendet e rajonit.

Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 25.5% krahasuar me vitin e kaluar duke u ndjekur nga Maqedonia, Greqia dhe Italia.

Loading...

Në raport me vitin e kaluar numri i vizitorëve nga Kosova është rritur me afro 14% dhe ata përbëjnë rreth një të tretën e numrit të përgjithshëm të pushuesve në Shqipëri.

Sipas Institutit të Statistikave uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14.6%.

Vizitorët nga vendet kufitare përbëjnë rreth 60% të numrit total të vizitorëve të huaj për këtë vit.

LEXO DHE :  Haradinaj: Me asnjë çmim nuk do ta lëshojmë tokën tonë

Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë në 2018 turistët shpenzuan në Shqipëri afro 1.9 miliardë euro.

Shqiptarët vetë po bëjnë të kundërtën. Turizmi dalës i shqiptarëve po rritet. Për muajin korrik sipas institutit të statistikave daljet jashtë vendit u rritën me 11%.

Në udhëtimet e shqiptarëve dominojnë ato për pushime dhe vizita tek të afërmit në vendet ku ka migrim shqiptarësh.

Loading...
loading...
Back to top button