Zbulohen rrënojat e kishës 800-vjeçare pas shembjes së “Panormas” të Mihalit, kishte ndertuar mbi themelet e kishës (VIDEO/FOTO)

Gjatë shembjes së lokalit “Panorma”, si ndërtin  pa leje, të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, janë gjetur pranë themeleve të tij fragmentet e një monumenti me rëndësi  historike.

Bëhet fjalë për rrënojat e një kishe, për të cilën arkeologët hedhin hipoteza se daton 800 vjet më parë.  Në vitin 2017, arkeologët të shqetësuar nga fakti se pranë monumentit ishte ngritur një lokal, kanë bërë disa fotografi. Vihet re se pranë mureve të Kishës, i zoti i lokalit kishte preferuar të vendoste koshin e plehrave, duke injoruar fragmentet e mureve të vjetra.

Loading...

Nuk dihet nëse janë përdorur gurët e saj për ndërtim,  por drejtoria monumenteve në Vlorë, ka shkuar bashkë me përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë për të certifikuar rrënojat e kishës. Gjatë shembjes nga IKMT-ja të ndërtesës së ngritur nga Mihal Kokëdhima, u gjet edhe një amforë, por nga drejtoria e Institutit të Monumenteve në Tiranë deklaruan se bëhej fjalë për një imitacion. Ndërkohë drejtori i drejtorisë rajonale të monumenteve në Vlorë, Orgest Feimi,  pohon se “një grup pune nga drejtoria kanë shkuar në rrënojat e lokalit të Mihal Kokëdhimës së bashku me përgjegjësit e sektorit të artit dhe të monumenteve, pasi janë njoftuar se kanë parë disa mure të vjetra, ku pretendohet se është një kishë e vjetër, e të tjera shenja”. Specialistë kanë vajtur dhe e kanë parë një fragment muri. Kanë bërë matje dhe dosja do të paraqitet pranë këshillimit shkencor të restaurimit. Sipas drejtorit të Trashëgimisë Rajonale, Orgest Feimit, “më pas do të arrihet në konkluzionin se kur datojnë saktësisht fragmentet e gjetura të kishës dhe a përbën vlerë historike, dhe pas kësaj, nëse duhet kaluar monumenti në mbrojtje në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Vlorë.”, u shpreh Feimi.

LEXO DHE :  Kjo është shkolla e parë shqipe në Kosovë (VIDEO)

Sipas vlerësimeve paraprakake të specialistëve, bëhet fjalë për një kishë katërkëndore. Për banorët e zonës, kjo kishë edhe e shembur ka pasur një rëndësi të veçantë, sepse konsiderohej si vend i mirë, i bekuar. Braktisja e saj në shekuj mendohet të ketë ndodhur për shkak të ngritjes përballë saj të kishës së Kalasë së Palermos që ndërtoi ALi Pashë Tepelena. “Por vendi duke qenë një gji, ku zbarkonin peshkatarët është konsideruar si një vend i shenjtë. Aty ku peshkatarët luteshin për mbrojtje ndaj fatkeqësive në det.”, është shprehur Orgest Feimi, duke shtuar se ende nuk është saktësuar datimi, por mendimi paraprak i specialistëve është se daton në shekullin e 12-të ose të 13-të të erës sonë.

LEXO DHE :  VIDEO/ Rruga e arushave, Bye Bye Albania!

Ky restorant funksiononte pa leje prej shumë vitesh, teksa pronari i saj, Mihal Kokëdhima ishte dënuar më herët për ndërtim pa leje dhe vjedhje të energjisë, por nuk ka bërë asnjë ditë burg. Teksa qytetarët e thjeshtë janë dënuar me burg për shkak se nuk kanë paguar energjinë elektrike, Mihal Kokëdhimës “nuk i ka hyrë” gjemb në këmbë. Ai ka shfrytëzuar njohjet si një pronar biznesi, por edhe fuqinë e mbiemrit duke qenë se është kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima, duke vijuar i pashqetësuar drejtimin e biznesit.

Ishte ngjarja e shëmtuar me turistët spanjollë, ku Kokëdhima u hodh mbi xhamin e furgonin, një skenë që ia kalon filmave hollivudian, për dy levrek, që e zbuloi këtë fakt. Disa ditë pas ngjarjes, ky restorant u shemb i gjithi, duke mbetur thjesht pjesë e së shkuarës.

Kisha 800 vjecare e gjendur nën rënojat e resortit “Panorma” të Mihal Kokëdhimës
  

Loading...
loading...
Back to top button