Drejtësia ka pak gjyqtarë/ Vettingu zbrazi Gjykatat dhe nuk po vijnë të rinjtë

Gjyqësori dalëngadalë po zbrazet, por ndërkohë prurjet drejt sistemit të drejtësisë janë të ulëta. 

I vetmi fenomen që po njeh rritje është stoku i dosjeve qe po kapin majat në të gjitha Gjykatat. Këtë polemikë evidentoi nënkryetari i qeverisë së gjyqësorit, të KLGJ, gjatë takimit për sfidat dhe problemet pas reformës në drejtësi.

Loading...

“Me këtë numër gjyqtarësh që kemi nuk përballohet ku stok dosjesh, le që pastaj që kërkohet cilësi edhe pse afatet sigurojnë”, është shprehur Maksim Qoku, nënkryetar i KLGJ.

Por pa lënë në harresë edhe stokun në Gjykatën e Lartë, Maksim Qoku përmendi edhe mos funksionimin e ILD apo edhe rrezikun për ngritjen e shkallës së dytë të Gjykatës së posaçme.

LEXO DHE :  Njihuni me Albert Einsteinin e Shqipërisë

“Ndaj për KLGJ del prioritet që të mendohet që tani, nga gjithë gjyqtarët që kanë shprehur interes për gjyqtar të posacëm, në apel kanë mbetur vetëm gjashtë ndërsa ligji kërkon 11 gjyqtarë”, ka thënë Qoku.

Koalicioni “drejtësi për të gjithë” në raport evidenton si arritje performancën më të mirë të gjyqësorit, por nga ana tjetër seancat vazhdojnë të zvarriten duke sjellë drejtësi të vonuar

“Se disa kanë patur fat e kanë marrë drejtësi, ndërsa janë shumë e shumë të tjerë që presin”, shprehet Mirela Bogdani, eksperte.

Mes sfidave të drejtësisë pas reformës së 2016 ngelet aplikimi i drejtësisë restauruese apo aplikimi i drejtësisë integruese e rehabilituese për të miturit.

LEXO DHE :  Vuçiç: Shqiptarët duhet t’i bëjnë lëshime të mëdha Serbisë, ndryshe do të bëjnë gabim të rëndë historik

“Se kur politika ka patur nevojë për gjyqësorin e ka mbështetur, Kur ska patur nevojë e ka sulmuar, për fat të keq ne këtë drejtësi gjetëm, ndaj edhe nisi reforma e gjithë çka tjetër për shkak të korrupsionit dhe burokracisë”, ka shtuar Qoku.TCH

Loading...
loading...
Back to top button
Close