Foto/ Panair për promovimin e produkteve tradicionale në Maliq

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Panairi i ëmbëlsirave, prodhimeve bujqësore – blegtorale dhe bletërritësve në qytetin e Maliqit ishte një tjetër aktivitet i organizuar gjatë kësaj fundjave për promovimin e produkteve vendase.

Nën ritmin e muzikës shqiptare dhe greke nga filarmonia e Korinthit, si dhe valleve tradicionale nga grupi artistik “Liria” vizitorët e këtij panairi shijuan në një atmosferë ndryshe, produktet tradicionale.

Loading...

Kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu falënderoi të gjitha amvisat nga çdo njësi administrative, të cilat sollën shijen tradicionale me gatimet e tyre.

Panairi u organizua në kuadër të festave lokale që janë planifikuar në qytete të ndryshme të vendit.

LEXO DHE :  Reagon ashpër PE: Mos demtoni Shqipërinë, djegia e mandateve pengon çeljen e negociatave me BE
Loading...
loading...
Back to top button
Close