Grek-o maskara!..

Të qe vargu im,

do flisja me takt,

Loading...

po një këngë greke,

kjo është në fakt!

 

Kur e kam dëgjuar,

kam qenë kalama,

greku e thotë vetë,

që është maskara!

 

Në kohë të Enverit,

s’e kemi harruar,

më mirë se shqiptarët,

grekrit janë trajtuar!

 

Dropulli më mirë,

nga ne ka jetuar,

si Krahinë-e para,

është elektrifikuar!

 

Kur ne udhëtonim,

në rrugët me baltë,

Dropulli qe shtruar,

i gjithë me asfalt!

 

Çdo familje greke,

qe mirë nga buxheti,

një në çdo familje,

kishte një punë shteti!

 

Shkollat që të gjitha,

në gjuhën amtare,

kurrë prioritet,

s’qe gjuha shqiptare!

 

Qe një fat të ishe,

një minoritar,

se ishte model,

shteti ynë shqiptar!

 

LEXO DHE :  'Do ta fitojmë betejën me sllavomaqedonasit'

Me kujdes pakicat,

ai ka trajtuar,

askush s’kishte gojë,

për të akuzuar!

 

Siç na akuzoi

Micotaqis sot,

e padiskutuar,

që ja futi kot!

 

Se dhe pas 90-tës,

ashtu si më herët,

grekrit janë trajtuar,

njëlloj si të tjerët!

 

Dhe pse vazhdimisht,

na kanë provokuar,

të drejtat e tyre,

kurrë s’janë cënuar!

 

Minoriteti,

sot e nga fillimi,

s’ka qenë mollë sherri,

po urë bashkimi!

 

Ndaj dhe Micotaqis,

sa mori pushtet,

ose e gënjejnë,

ose gënjen vetë!

 

Ashtu krejt papritur,

sot na kërcënoi,

kundra Shqipërisë,

greku do votoi!

 

Dua që ta pyes,

ç’të gjeti-o burrë,

kundra nesh Greqia,

s’ka votuar kurrë?!

 

Pse Qirje Qirjakua,

nxinte sot si zgjyrë,

s’do të ketë me neve,

fqinjësi të mirë?!

LEXO DHE :  “Financial Times”, Vuçiq tradhtar në Serbi: Marrëveshja me Kosovën do të arrihet

 

Nëse nga një yçkël,

do të nxjerrë çdo shtet,

ne s’hyjmë në BE,

as për Njëqind vjet!

 

Ndënë tavolinë,

shefi grek i shtetit,

them se do ketë nxjerrë,

Marrëveshjen e Detit!

 

Nëse do të shpiki,

histori të reja,

në djall Micotaqis,

në djall dhe BE-ja!

 

Po “maskarai” i përkthyer,

mund që të ketë tjetër kuptim,

sërish për mua është i vyer,

sepse shkon fiks  me shkrimin tim!

 

A.DUKA

Loading...
loading...
Back to top button