IFIMES: Edi Rama ka qenë i angazhuar që të parandalojë shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë

Institutin slloven, IFIMES, që merret me studimin e gjendjes në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan, kanë bërë një analizë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Sipas IFIMES, kryeministri i Shqipërisë ka qenë i angazhuar që të parandalojë shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, por konstatojnë se përpjekjet e tij kanë rezultuar të pasuksesshme.

Loading...

Sipas IFIMES, kjo është bërë pasi që humbja e partive që ishin në qeverisje nënkuptojnë edhe fundin e qeverisjes së tij në Shqipëri.

“Kryeministri Rama ishte i përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet për të bindur partitë politike të opozitës në Kosovë që të shmangin zgjedhjet e parakohshme dhe krijimin e një qeverie të re. Por përpjekjet e tij përfundimisht dështuan. Rama është i vetëdijshëm që humbja në zgjedhje e Thaçit, nënkupton edhe fundin e regjimit të tij”, thuhet në analizën e IFIMES.

LEXO DHE :  Tadiq: Serbia e ka konfirmuar se Kosova është e pavarur

Sipas IFIMES në rast se bie Thaçi nga pushteti, një gjë e tillë nënkupton edhe “zbulimin e tentakulave të krimit dhe korrupsionit që Edi Rama ka shtrirë në Kosovë”.

Për institutin slloven, Hashim Tha֛çi dhe Edi Rama kanë mentalitet të njëjtë të qeverisjes që sipas tyre mbështetet në “ plaçkitje të aseteve publike, frikësim të qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, mashtrime dhe blerje të votave në zgjedhjet, mashtrim të komunitetit ndërkombëtar, prodhim të vazhdueshëm të krizave dhe mosmarrëveshjeve me opozitën”.

Loading...
loading...
Back to top button