Incidenti me turistët, ministri: Lulet e mia kanë patur një impakt tejet pozitiv, spanjollët tani vetëm lëvdojnë Shqipërinë

Ngjarja e ndodhur në restorantin “Panorma” në Porto Palermo ku pronari sulmoi shoqëruesit shqiptarë të një turisti spanjoll pas refuzimit të drekës së porositur, ka qenë pjesë e një emisioni në kanalin “Klan”, ku temë diskutimi ishte “Si ndodhi skandali me turistët spanjollë”.

Të ftuar në emision është dhe avokati i Mihal Kokëdhimës,Kujtim Cakrani, i cili duke shpjeguar versionin e tij rreth ngjarjes e akuzoi ministrin Bledi Klosi, që me prononcimet tij i dha ngjyra politike dhe e bëri të bujshme ngjarjen.

Loading...

“Nëse ministri Klosi nuk do kishte shkuar me lule, kjo ngjarje nuk do kishte kaq pasoja”, tha avokati, ndërkohë që ministri Klosi  prezent në studio, tha të kundërtën, pra që lulet e tija kanë patur impakt pozitiv.

LEXO DHE :  Për tre milionë ton naftë në Shqipëri nuk merr asnjë taksë

“E para ai ishte një ndërtim pa leje, ka qenë në proces legalizimi po ai ndërtim nuk do legalizohej. Mos u merrni me lulet e mia, lulet kanë patur një impakt tejet pozitiv… Ai njeri, për spanjolln e kam fjalën,i tani është bërë ambasadori më i mirë për Shqipërinë” – tha Klosi.

Loading...
loading...
Back to top button