Janar-korrik, 71 mijë shqiptar shkuan me pushime në Turqi, rritje 11 %

Gjatë periudhës janar -korrik të këtij viti 71 mijë shqiptare zbarkuan në Turqi si turiste sipas të dhënave zyrtare që burojnë nga statistikat e Ministrisë së Turizmit në Turqi. Turistët shqiptarë shënuan rritje me 11 për qind në raport me 7 mujorin e 2018 dhe 23 për qind në raport me vitin 2017.

Turqia njohu këtë vit një rritje të pazakonte të numrit të turistëve nga Europa të cilët u rriten me mbi 20 për qind në raport me vitin e kaluar. Kjo rritje ishte e vlefshme edhe për vendet që kanë dete. Numri i grekëve që pushuan në Turqi u rrit me 50 për qind dhe po në këtë përqindje u rrit edhe numri i spanjollëve dhe kroatëve që pushuan në Turqi.

Loading...

Numri i shqiptarëve që pushuan në Turqi këtë vit shënoi rritjen më të ulët ndër turistët e vendeve të tjera europiane që pushuan atje.

LEXO DHE :  Rishpiket restoranti më me ndikim në botë i shqiptarit Rexhep. Jonathan Gold shijon ndryshimin

Në tremujorin e parë të 2019 shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 272 milionë euro. Në baza vjetore, numri i rezidentëve që kanë udhëtuar jashtë është rritur me 9%.

Ndërsa 2018-a mund të konsiderohet si viti më i mirë për turizmin në Shqipëri, ku të huajt “zbuluan” vendin e shqiponjave, vetë shqiptarët kanë preferuar që t’i shpenzojnë jashtë paratë e tyre.

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit në 2018-n arritën në 1.42 miliardë euro, duke u rritur me 13% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i regjistruar i shpenzimeve jashtë vendit, që pas viteve ’90.

Në të kundërt, të huajt kanë sjellë më shumë para në Shqipëri në udhëtimet e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vinë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

LEXO DHE :  Mustafa: Lugina në agjendën amerikane, do t’i bashkohet Kosovës

Bilanci neto mbetet pozitiv për Shqipërinë, me 430 milionë euro, që është diferenca mes parave që sollën turistët dhe atyre që shqiptarët shpenzuan jashtë.

Loading...
loading...
Back to top button