”Mesdheu i Lozanës” sjell në Zvicër një javë të pasur kulturore shqiptare

Nga 28 shtatori deri më 5 tetor në kuadrin e aktivitetit tashmë tradional “Lausanne Méditerranées” (Mesdheu i Lozanës), në qytetin e bukur të Lozanës do të prezantohet kultura nga të gjitha hapësirat shqiptare

Pas suksesit të dy edicioneve të para të këtij aktiviteti të cilat i kushtoheshin Magrebit dhe Greqisë, ky edicon i ri i kushtohet hapësirës shqipfolëse.

Loading...

Nëse lidhjet tona me pellgun mesdhetar janë të shumëfishta, është një pjesë e bregut të tij që mbetet i panjohur: Shqipëria dhe vendet në të cilat flitet shqip, sidomos Kosova por edhe Maqedonia”, thotë veç tjerash kreu i qytetit të Lozanës, Gregory Junod, në prezantimin që i bën këtij manifestimi, shkruan albinfo.ch

Për një kohë të gjatë e mbyllur, Shqipëria po hapet për turizmin, duke pasur avantazhe nga pjesa tjetër e Evropës, sidomos për shkak të pasurisë së saj të madhe historike dhe peizazheve të saj të larmishme.

LEXO DHE :  Opozita i kthen përgjigje pozitive ftesës së Nishanit: Gati të ulemi në tryezë me Ramën

Nga ana e tyre, Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë mes vete më shumë se pesëdhjetë vjet lidhje të forta që kanë mundësuar ndërtimin e shumë urave mes këtyre hapësirave.

Ky edicion i ri i “Lausanne Méditerranées dëshiron” të thyejë klishetë dhe të hapë dyert për kulturën shqipfolëse këtu dhe në Ballkan, gjithashtu. Do të ketë prezantime nga teatri, muzika, letërsia, kinemaja por edhe nga kuzhina. I gjithë programi do të ofrojë një hapësirë të pasur për dialog ndërkulturor”, shkruan më tutje kryebashkiaku Junod.

Aktivitetet do të zhvillohen në partneritet me Cinémathèque suisse, Arsenic, Théâtre de Vidy dhe shoqatat shqiptare (Albinfo.ch, ISEAL, ACAS, L’Avenir, Ilirët, Teuta, AEAUL, Dona, LIRIA, CICRA, Swiss Albania Event).

LEXO DHE :  Ugljanin: Serbia është “një përbindësh dhe shtet fashist”, duam Republikën e Sanxhakut

Krahas programeve të shumta e të larmishme artistike do të ketë edhe debate, tryeza sociopolitike etj./albinfo/ KultPlus.com

Loading...
loading...
Back to top button