Në Vlorë bëhet plazh edhe në vjeshtë, më shumë e preferojnë të moshuarit

Plazhi në Vlorë vazhdon edhe në muajin shtator, i cili parapëlqehet më shumë nga mosha e tretë.

Pushues nga Maqedonia dhe Ukraina shprehen se në këtë periudhë koha është e mirë dhe nuk ka shumë njerëz në plazh.

Loading...

Tani në shtator koha është e mirë dhe nuk ka shumë njerëz në plazh”, shprehet Liljana, pushues nga Maqedonia e Veriut.

“Kam ardhur këtu që në qershor. Edhe shtatorin do ta kaloj në Vlorë”, shprehet një tjetër.

Turistë nga Maqedonia e veriut apo Ukraina që i gjen këto ditë në bregdetin e Vlorës, sipas operatorëve turistike, nuk do të jenë të fundit.

Për menaxherët e hoteleve, risi këtë vit është ardhja në numër të konsiderueshëm i turistëve grekë gjatë këtij sezoni, ndryshe nga vite e tjera./t.ch

Loading...
loading...
Back to top button