Nga Europa në Amerikën e largët, 5000 vizitorë për Skënderbeun

Turistët nga Kosova përbëjnë gjysmën e rreth 5 mijë vizitorëve në Vendvarrimin e Heroit Kombëtar në Lezhë, ndërsa gjeografia e tyre shtrihet nga Amerika deri në Zelandën e Re. Interes ka patur edhe për Kalanë e Lezhës, por rruga e vështirë i mban larg turistët.

Rreth 5 mijë turistë e kanë vizituar Memorialin e Vendvarrimin të Skënderbeut në Lezhë gjatë këtij sezoni turistik duke shënuar një rritje në krahasim me një vit më parë.

Loading...

Në krye të listës qëndrojnë kosovarët, por gjeografia e vizitorëvë shtrihet në të gjithë botën.

Paulin Zefi: Numri më i madh vjen nga Republika e Kosovës, mbi 50% të vizitorëve. Vendin e parë e mban Polonia, të dytin Italia dhe Hungaria në vendin e tretë. Gjithashtu kemi turistë që vinë nga Zelanda e Re, Kili. Pjesa më e madhe e kanë vizituar memorialin në muajin gusht kur ka qenë dhe piku i sezonit turistik.

Të shumtë janë edhe ata që kërkojnë të vizitojnë kalanë e Lezhës në kodrën mbi qytet.

LEXO DHE :  Njihuni me gjeneralët shqiptarë që drejtuan armatën jugosllave

Por pengesë mbetet rruga e ngushtë, që pengon autobusët. Ndaj siç thotë përgjegjësi i Trashëgimisë pranë bashkisë Lezhë, shumë grupe turistësh ndryshojnë destinacion.

Paulin Zefi: Problemi është gjithmonë në vizitat e organizuara kur vinë shumë veta,  me tre, katër autobusë. Ato e kanë të pamundur dhe nuk pranojnë të ngjiten drejt asaj rruge dhe nisen drejt Shkodrës, ose Krujës. Parapëlqejnë të udhëtojnë edhe një orë më larg sesa të vizitojnë kështjellën e Lezhës që është 2 km larg nga vendvarrimi.

Rritja e numrit të vizitorëve, ku bileta kushton 100 lek për fëmijët dhe 200 për të rriturit,    ka shtuar të ardhurat që do të përdoren për mirëmbajtjen e memorialit të restauruar plotësisht vetëm pak muaj më parë.

LEXO DHE :  Përvetësimi i Perandorisë Bizantine nga grekët ishte thelbi i përçarëjes së popujve!

Loading...
loading...
Back to top button