Shoqëria civile: Serbia po bën spastrim etnik “modern” në Medvegjë

Partitë shqiptare në Medvegjë, nga 8 këshilltarë komunalë, sa kishin, tash nga zgjedhjet e fundit do të kenë vetëm tre. Kjo për shkak se shumë shqiptarë që kishin të drejtë vote, nuk ishin në listat për të votuar në zgjedhjet e djeshme lokale në Serbi. Nga Shoqëria civile thonë se ky është rezultat i spastrimit etnik që po bënë Serbia, ndërsa për këtë fajet i ka Kosova dhe Shqipëria.

Isa Beqiri nga Medvegja, edhe pse jeton në Kosovë, nuk votoi në zgjedhjet e rregullta lokale, pasi që nuk ishte në lista.

Loading...

“Nuk kam shkuar sepse na kanë shlyer nga lista e votuesve. Më kanë shlyer mua dhe djalin e madh pasi i vogli ka lindur në Prishtinë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Isa Beqiri .

Problem të njëjtë si të tij, kanë shumë qytetarë që jetojnë jashtë Serbisë, e madje dhe në Medvegjë. Aktivisti i shoqërisë civile nga Medvegja, Samir Shahini ka fajësuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, për mos reagim nda spastrimit etnik që po bënë Serbia në Medvegjë.

LEXO DHE :  Rebelohet SHVL e UÇK-së: Nuk pranojmë emrin Maqedonia e Veriut!

“Arsyeja pse nuk kam letërnjoftim valid ëshët pasivizimi i adresave të shumë shqiptarëve. Ky numër është jashtëzakonisht i madh dhe po vjen duke u rritur në Medvegjë që në vete përbën një spastrim etnik modern që shteti serb po e bën në mënyrë shumë të heshtur në Medvegjë tash e disa vite”, deklaroi Samir Shahini, përcjell Telegrafi.

Përmes një deklaratë me shkrim drejtuar RTV Dukagjini, administrator i Partisë Demokratike në Medvegjë, Haki Kadriu ka thënë se pasivizimi i adresave është bërë për arsye politike.

“Në zgjedhjet e kaluara kishim mbi 4000 të evidentuar në listat zgjedhore. Arsyeja e zvogëlimit të numrit të votuesve në listën zgjedhore është pasivizimi i adresave, që me automatizëm ka bërë shlyerjen nga listat votuese. Pasivizimi i adresave është bërë për arsye politike me tendencë të zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve”.

LEXO DHE :  Çamëri na dogji malli

Sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, partitë shqiptare, koalicioni “Të gjithë për Medvegjën” dhe Partia për Veprim Demokratik kanë marrë 3 këshilltarë komunal, nga 8 sa kishin në legjislaturën e fundit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Loading...
loading...

Lexo gjithashtu

Close
Back to top button