Taksa mbi shitjen e pronës në Shqipëri më e lartë se në Itali apo Gjermani

Sipas ligjit, në Shqipëri transaksioni për shitjen e një prone, çfarëdo qoftë ajo, taksohet në masën 15%. Kjo taksë aplikohet mbi fitimin, pra diferencën e çmimit të blerjes me çmimin e shitjes. Në bazë të një krahasim të thjeshtë me vendet e rajonit dhe Europës, pa iu referuar kritereve të tjera që mund të aplikohen në vende të ndryshme, rezulton se Shqipëria ka taksën më të lartë mbi shitjen e pronës në rajon, pas Serbisë.

Taksa për fitimet kapitale në Bosnje Hercegovinë është 9%, në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është 10%, ndërsa në Serbi 20%.

Loading...

Shumë vende europiane këtë taksë e kanë 0 (zero), si Gjermania, Italia, Polonia, Monako, Rumania e Kroacia. Ndërsa Holanda renditet në vendet ku kjo taksë është minimale. Shteti me taksën kapitale më të lartë në Europë është Finlanda, me një normë prej 34%, e ndjekur nga Franca.

LEXO DHE :  Mospjesëmarrja në Samitin e Sarajevës/ Daçiç: Prishtina dhe Tirana po punojnë për “Shqipërinë e madhe”

Dueht theksuar se taksa mbi fitimin kapital në pjesën dërrmuese të vendeve europiane, veç pronës aplikohet edhe mbi fitimin nga aksionet, bonot, apo metalet e çmuara. Në Shqipëri ndërkohë, taksa në fjalë duket se është unifikuar me tatimin mbi fitimin, duke mos futur variabla të tjera në këtë lloj regjimi fiskal.

Në shumë vende europiane kriteret variojnë, që nga fakti nëse është shtëpi e parë, nëse është burimi i vetëm i të ardhurave, kohëzgjatja e mbajtjes së pronës, apo edhe çmimi minimal i taksueshëm./ Scan

Loading...
loading...
Back to top button