A do të ketë një vendim për Berishën? Basha mbledh kryesinë e grupin e deputetëve para seancës

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të enjte kryesinë e grupit.Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 18:30.

Ky takim, zhvillohet një ditë para seancës së parë plenare të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Punimet do të nisin të premten e 10 shtatorit, në orën 10:00.

Kjo mbledhje është priturme një interesim të jashtëzakonshëm për faktin se PD-ja është e pavendosur në lidhje me ultimatumin e SHBA-ve për largimin e Berishës nga Parlamenti. Deri më tani Basha nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim apo deklaratë publike se si do të veprojë.

Back to top button