VIDEO: Asist perfekt për kapitenin, UEFA vlerëson maksimalisht lëizjen e Rei Manajt

Një nga surprizat në formacionin që Reja hodhi në fushë ndaj Islandës, ishte edhe sulmuesi Rei Manaj i cili në fakt po kalon një moment të mirë dhe është kthyer në protagonist te skuadra e Albasetes.

Në pjesën e dytë të takimit, Manaj arriti të jepte një pasim perfekt për Hysajn, duke lejuar kapitenin që të shënojë golin e parë me fanellën kuqezi.

jë pasim me thembër dhe pa e parë fare Hysajn, e ka nxjerrë kapitenin të vetëm përballë portierit duke mos e pasur të vështirë të çojë topin në rrjetë për kuqezinjtë.

Ky pasim i kthyer në asist, është vlerësuar edhe nga UEFA si lëvizja më e mirë e ditës së fundit të kualifikueseve.

Faqja zyrtare e UEFA-s për Europianin e ka publikuar këtë video në rrjetet sociale ku të shumta kanë qenë komentet nga tifozët shqiptarë, të cilët e shohin për të dytën herë një futbollist shqiptar në këtë klasifikim.

Pak ditë më parë, ishte Keidi Bare ai që bëri lëmsh Grizmanin dhe dribloi duke turpëruar Lemarin.

Back to top button