Albin Kurti takon Nenad Rashiç, për tu informuar mbi procesin zgjedhor në zonat serbe

Pas takimit me një prej përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, Nenad Rashiç,  kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti tha se arsyeja e takimit ishte për tu informuar nga afër se si ka qenë procesi zgjedhor i 6 tetorit në zonat serbe.

Ai ka thënë se Rashiç ishte i zhgënjyer me procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.

Ndërsa në lidhje me një ofertë potenciale për një koalicion, as Kurti as Rashiç nuk janë prononcuar. Por Kurti e cilësoi Rashiç si një ndër serbët e Kosovës më të ndershëm, për sa kohë ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Në vijim, Kurti iu referua edhe diskutimeve për koalicion qeverisës me LDK-në, duke u shprehur se javën e ardhshme pritet të diskutojnë grupet e punës për harmonizim të programeve.

, Albin Kurti takon Nenad Rashiç, për tu informuar mbi procesin zgjedhor në zonat serbe

Back to top button