BB: Ngadalësohet rritja ekonomike e Shqipërisë, duhet transparencë për PPP

Është prezantuar sot raporti ekonomik i Bankës Botërore për rajonin. Ekonomistja e BB për Shqipërinë, Hilda Shijaku, deklaroi se raporti parashikon ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në vendin tonë.

Duke iu referuar raportit, ekonomistja Shijaku tha se punësimi i të rinjve dhe ai afatgjatë vijon të mbetet një problem në Shqipëri, duke shtuar se vendi ynë është i dyti në rajon për borxhin e lartë publik.

Loading...

“Në Shqipëri ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar. Parashikimi ynë i tanishëm është 2.9%. Presim që kontributi kryesor të vijë kryesisht nga kërkesa e brendshme. Shqipëria ka pjesëmarrje në forcën e punës më të lartë në rajon, por ka një disbalanc të lartë midis gjinive dhe papunësia e të rinjve dhe ajo afatgjatë mbetet problem. Shqipëria është vendi i dytë me borxhin më të lartë publik. Ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe nevoja për të shlyer detyrimet e prapambetura të TVSH kanë sjellë rënie të të ardhurave të GDP. Ne presim rritje të ekonomisë në gjysmën e dytë të vitit 2019”, tha Shijaku.

LEXO DHE :  Pompeo: SHBA dëshiron që Greqia ta udhëheqë Ballkanin

Më tej, përfaqësuesit e BB kanë sqaruar edhe Partneritetin Publik Privat (PPP), duke u shprehur se ato nuk janë një gjë e keqe, por që duhen bërë transparente.

Përfaqësuesja e BB: Kur bëhet fjalë për investimet e koorporatës shqiptare kemi një sërë shqetësimesh, që ja kemi komunikuar qeverisë. Jemi ende në proces rishikimi të draftit të fundit. Jemi të hapur ta mbështesim qeverinë, në mënyrë si ajo do të ecë përpara për një sërë çështjesh.

Shijaku: Po punojmë për hartimin e një raporti për PPP, ku synohet jo vetëm dhënia e informacionet për kostot e kontratave, por edhe performanca e tyre. Ky është një instrument shumë i nevojshëm për të pas më shumë përfshirje të publikut në vendimmarrjen e qeverisë. Sipas standardeve ndërkombëtare, jo çdo kontratë PPP mund të kontabilizohet si pjesë e borxhit publik. Duhet parë çdo kontratë me imtësi. Përafrimi me standardin ndërkombëtar duhet të ndodhë me të gjitha institucionet.

LEXO DHE :  Raporti/ 70% e fëmijëve nga 8-18 vjeç kanë përjetuar dhunë në Shqipëri

Përfaqësuesja e BB: PPP nuk janë një gjë e keqe, pasi asnjë vend nuk i përmbush dot nevojat infrastrukturore pa bashkëpunim me privatin, por ato duhen bërë transparente. Çështja është si instrukturohen ato, duke parë përfitimet për të dyja palët e përfshira, si dhe përparësitë që ka vendi. Sektori bankar duhet të vendosë ku të investojë. Kemi një sektor mjaft të gjallë këtu në Shqipëri. Çdo qeveri duhet t’i marrë shumë seriozisht.

Loading...
loading...
Back to top button
Close