BSH: Shumica e familjeve huamarrëse shpenzon rreth 30% të të ardhurave për të shlyer borxhin

Sipas të dhënave të siguruara nga vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë nbi gjendjen financiare të familjeve, 26% e familjeve shqiptare janë të përfshira në borxhe dhe shumë prej tyre kanë më shumë se një hua për shlyer.

Po sipas këture të dhënave, për rreth 70 % të familjeve huamarrëse, vlerat e shërbimit të borxhit zënë deri në 30% të nivelit të të ardhurave.

Loading...

Në vrojtimine BSH gjithashtu shfaqet se rreth 70% e vlerës së huasë të këtyre familjeve është siguruar nga burime formale dhe 30% nga burime joformale. Bie në sy se ka një rënie të ndjeshme të huamarrjes formale krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit dhe me një vit më parë.

Një tjetër informacion i suguruar është se rreth 86% e huasë është marrë në lekë, ndërsa 14% në euro.

Gjatë periudhës së vrojtuar, pesha e huamarrjes për “blerje/riparim prone” ka shënuar rënie, ndërkohë që pesha e huamarrjes për “zhvillim biznesi” dhe për “konsum” është rritur.

Familjet huamarrëse raportojnë se kësti i huasë, gjatë periudhës referuese, ka rënë, si pasojë e rënies në normën e ponderuar të interesit të kredisë për individët.

Rreth 59% e familjeve huamarrëse deklarojnë se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përmirësim krahasuar me 6-mujorin paraardhës dhe me një vit më parë.

Për gjashtëmujorin e ardhshëm (gjysma e parë e vitit 2019), shumica e familjeve huamarrëse (rreth 80% e familjeve) nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të të përgjigjurve tregon pritje më të dobët.

Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2019, vlerësohet disi në rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, gjë që dëshmon për një kërkesë ende të paqëndrueshme të familjeve për huamarrjen./ monitor

Loading...
loading...
Back to top button
Close