Cakaj reagon ashpër: Si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, e turpshme dhe e pakuptimtë çmimi anti-shqiptarit

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka reguar pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke, i njohur si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit.

Me anë të një postimi në Twitter, Cakaj shprehet i zhgënjyer që ky çmim i është dhënë një personi që ka mohuar genocidin. Madje ai shkon dhe me tej kur e quan “Akt i pakuptimtë dhe i turpshëm, dëshmitarë të së cilit jemi në vitin 2019”.

Loading...

“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”, shkruan Cakaj në Twitter.

Loading...
loading...
Back to top button
Close