Drejtoria e Transportit: Rekord! Të ardhurat u rritën me 10% në 9 muaj

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor (DSHTRR) ka regjistruar rritje rekord të të ardhurave për 9 mujorin e vitit 2019.

Sipas Drejtorisë së Transportit, të ardhurat për periudhën janar – shtator 2019 u rritën në 1 445 364 000 lekë kundrejt 1 316 393 000 lekë që ishin në vitin 2018.

Loading...

Shifrat zyrtare tregojnë se, në këtë nëntëmujor ky tregues u rrit me 10% ose në vlerë 128 971 000 lekë më shumë se në 2018.

Gjithashtu numri i shërbimeve të ofruara nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën janar- shtator 2019, u rrit në 1 491 475 kundrejt 1 290 994 që ishte në vitin 2018. Kjo shifër rezulton me mbi 200 shërbime më shumë ose 15% më e lartë se vitin e kaluar.

Sot Drejtoria e Transportit ofron 14 165 shërbime. Ndërsa 6 769 qytetarë kanë marrë leje drejtimi për vetëm 30 minuta ose 338 qytetarë në ditë.

Loading...
loading...
Back to top button
Close