Fati i Shqipërisë në dorën e Macron? Holanda në pritje të Francës

Qeveria holandeze nuk ka ende një votë të qartë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Edhe pas diskutimeve në Parlament, momentalisht në fuqi mbetet mocioni i qershorit kundër hapjes së negociatave, por ambasada bëri sot të ditur se asgjë nuk është kategorike.

Edhe pse në parim është ende “Jo”, Holanda la mbrëmë një shteg hapur për të votuar si Gjermania për çeljen me kushte të negociatave me Shqipërinë, por vendimin final pritet ta marrë pasi të shohë votën e Francës më 15 tetor në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të unionit.

Loading...

Një “Po” franceze do ta kthente qeverinë holandeze në Parlament për të unifikuar qëndrimin me dy shtetet kryesore të unionit, në votën e krerëve të shteteve më 18 tetor.

LEXO DHE :  “Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”

Me pak fjalë, fati i Shqipërisë është në dorë të Macron.

Loading...
loading...
Back to top button
Close