Gjysmë shekulli “jetë”/ Dorëzohet në UNESCO dosja e Festivalit Folklorik Kombëtar

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës me rreth gjysëm shekulli “jetë” është kandidat për t’u pranuar në regjistrimin e praktikave më të rëndësishme të ruajtjes edhe të trashëgimisë jomatëriale, në UNESCO.

Formulari i Aplikimit, një film dokumentar 10 min kushtuar FFKGJ, 10 fotografi si dhe mbështetja me shkrim të institucioneve, personaliteteve të vendit dhe të huaja dhe të komunitetit nga e gjithë Shqipëria janë materialet që përmban dosja.

Edicioni i parë i këtij festivali është çelur në 11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.

Në këtë regjistër pranohen aktivitete dhe organizime nga vende të ndryshme, të cilat dëshmojnë se kanë shërbyer për një kohë të gjatë si faktorë esencialë në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore.

Back to top button