Kumanovari Taulant Seferi vishet kuqezi, babai i tij: Si më provokoi trajneri i Maqedonisë

Një nga risitë e Shqipërisë në listën e publikuar vetëm pak më parë, ishte edhe përfshirja e Taulant Seferit. Ky i fundit është për herë të parë në listën kryesore, pasi në atë të pritjes kishte qenë edhe më herët.

Por ajo që vlen për t’u theksuar, është fakti se Seferi vjen nga një familje patriotike dhe nuk kishte sesi të bënte p ërjashtim vetë me frymën e tij të dashurisë për Shqipërinë.

Loading...

Pavarësisht se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka për ta afruar, asnjëherë nuk ka pasur dyshime mbi zgjedhjen e tij. Në një prononcim, babai i Taulantit, Vuskas Seferi, është shprehur mes emocioneve: “Trajneri i Maqedonisë, Angelovski, më tha: “Ku e ke Taulantin?”. I kam thënë se shumë shpejt do të jetë si mboli i 8 milionë shqiptarëve dhe do të vijë dita që do të luajë me Shqipërinë A. Jam krenar që djali im mban em blemën më të mirë në botë, atë të heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Pastaj ua kemi mb yllur gojën edhe tifozëve të Maqedonisë, Federatës Maqedonase të Futbollit. Nuk po më linin rehat. Falë të gjithëve edhi kjo ditë dhe unë kam një gëzim shumë të madh. Djali vesh fanellën më të bukur në botë dhe uroj një fitore në mes të Stambollit”, ka thënë babai i Taulant Seferit./Sport ekspres

Loading...
loading...
Back to top button
Close