“Ishalla të shkarkojnë”/ Meta “zbërthehet”: Doja të angazhohesha si ambasador në Danimarkë apo Suedi, por më bënë President për…!

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se mesazhet që ka marrë gjatë ditës së sotme kur edhe u zhvillua seanca në Gjykatë Kushtetuese kanë qenë të shumta, ku shumica e uronte që ta shkarkonin.

Kreu i Shtetit thotë se plani i tij ka qenë që të angazhohej në diplomaci me qëllim për të promovuar Shqipërinë, por ai shprehet se e bënë President për të asgjësuar LSI-në.

“Ata donin patjetër që unë të bëhesha President, se ata kishin planet e tyre për asgjësimin e LSI. Planin e kisha, të marr një mandat tjetër si president, nëse do pranonin. Besoja se opozita do pranonte. Për një President pas Ilir Metës, që nuk ka eksperiencën e tij, të bëjmë disa ndryshime, dhe t’i lëmë presidentit të ardhshëm disa instrumente që të mbronte shtetin. Më pas, do ti futesha diplomacisë. E kam menduar të behëm ambasador në Danimarkë, apo Suedi”, tha Presidenti.

Kreu i Shtetit shprehet se nuk do të tërhiqet nga politika dhe se në 25 korrik ai do të fillojë karrierën e tij politike nga e para.

“Kisha shumë mesazhe dhe nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte. Pakica thoshin suksese, shumica thoshin ishalla të shkarkojnë sot. Këto vinin nga shpirti i qytetarëve.

Unë në 25 korrik filloj karrierën time nga e para. Mendova që me një mandat të dytë si President dhe pastaj ti përkushtohesha  diplomacisë në Danimarkë dhe Suedi, që të sillja investitorë nga andej. Ëndrra ime kjo ka qenë që Shqipëria të bëhej si ato vende.

Të tërhiqesh në këtë moment nga politika është tradhti ndaj atdheut.

Unë kur e shikoj që atdheu është në rrezik, Ilir Meta të tërhiqet. Unë Ilir Meta student i dhjetorit, shoh se pas 30 vitesh jemi shumë prapa, për çfarë duhet të tërhiqem unë?! Pra është e pamundur.

24 orë në dispozicion të popullit të dy marsit me gjithë shqiptarët e 2 marsit, të LSI me parti apo pa parti”, tha Meta në Fax News./

Back to top button