Lugina e Kirit, një tjetër perlë e natyrës Shqiptare

Nëse mendoni se lumi i Shalës është bukuria e fundit natyrore që keni parë në Shkodër, gaboheni! Kush është dashamirës i natyrës e di se përpos Shalës, një tjetër luginë e një lumi ka nisur të shëndrrohet prej 3-4 vitesh në destinacion turistik.

Lugina e lumit të Kirit spikat për pastërtinë, qetësinë dhe ajrin e freskët të maleve rrëzë të cilave vendoset fshati Prekal, pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, në drejtim të fshatit të Dukagjinit.

Loading...

Fundjavat mbipopullojnë këtë zonë që nga muaji Prill e deri në fund të Shtatorit, ku numri më i madh i pushuesve është nga Shkodra. Këta të fundit shijojnë vecanërisht zhytjet në kanionet e krijuara nga vete natyra, duke sfiduar temperaturat e larta të ditëve të verës. Kjo zonë, e cila pas viteve ‘90

LEXO DHE :  Zbulohen shkresa sekretet, Hitleri, kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia

u braktis nga banorët e saj për shkak se të gjithë u zhvendosen në Shkodër, u gjallërua rreth vitit 2010 atëherë kur qeveria vendosi asfaltimin e rrugës.

Përmirësimi i infrastrukturës solli dhe vizitorët e parë derisa sot mund të gjejmë në Prekal edhe brigje të vogla të krijuara si vendqëndrim buzë lumit për pushuesit. Në dy anët ketij lumit nga pjesa e rrugës dhe ajo përballë shtrihen shkëmbinj të cilët e shoqërojnë atë përgjatë gjithë rrjedhës së tij deri në thellësi të maleve.

Në rrjedhën e Kirit mund të kapësh troftën me dorë, ndërsa të shtrihesh mbi pllakat shkëmbore për të marrë rreze dielli. Prej thyerjve që pëson relievi mund të hidhesh si prej një trampoline duke u kredhur në thellësitë e ujërave të lumit, ndërsa ke mundësi të shijosh edhe ujëvarat, një spektakël i madhështisë së natyrës.

Loading...
loading...
Back to top button
Close