Rama: KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri

“Grupi të kapësh çfarë të kapësh”, kështu i konsideroi kryeministri Edi Rama ata prokurorë apo gjyqtarë që, sipas tij, po punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe nuk po japin drejtësi pasi e dinë se nuk e kalojnë dot procesin e vetting-ut.

Rama përfshiu në të ashtuquajturin “Grupi KÇK” prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, i cili prej ditësh është vënë nën akuza nga mazhoranca.

Loading...

Sipas kryeministrit, “KÇK” duhet të shpallet në kërkim nga Parlamenti, ku deputetët duhet të ushtrojnë funksionin e tyre dhe jo të presin përfundimin e vetting-ut.

“Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Është e kot t’i bëjmë njëri tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë dhe nga tryeza e qeverisë të justifikohemi. Prcesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë”, theksoi Rama.

LEXO DHE :  Policë nga Italia për turistët në Shqipëri

Rama theksoi se “shpallja në kërkim e KÇK është objektiv që duhet të kemi si Parlament”.

“Është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, me fakte. Prokuror dhe gjykatës që e dinë që vetting-un nuk e kalojnë dot”, tha Rama, duke shtuar se këta gjykatës janë përfshirë edhe në vjedhjet e tokave.

Ai foli edhe për një paketë ligjesh për këtë çështje, por pa dhënë më shumë detaje.

Loading...
loading...
Back to top button
Close