Robelli tallet me Rexhep Qosen: Po frikësohem mos na bashkojë Shqipërinë me Kosovën, në Tiranë vetëm atë njohin

Gazetari Enver Robelli ka ironizuar deklaratat e fundit të Rexhep Qoses, por dhe mediat e Tiranës që e marrin në intervistë atë.

Kjo, pasi sipas Robellit, Qosja nuk ka asnjë ndikim prej 30 vitesh në Kosovë.

Loading...

“Po tutem që Rexhep Qosja po e bashkon Kosovën me Shqipërinë ende pa u bë Albin Kurti kryeministër.

Shumë furishëm është hedhur në aksion me ndihmën e disa mediave të Tiranës që në Kosovë s’njohin askënd tjetër përveç Qosjes.

Fiksimi qesharak te Qosja, i cili në Kosovë nuk ka asnjë ndikim politik qe 30 vjet, ka bërë që injoranca ndaj Kosovës të lulëzojë.

Shumëkush në Tiranë mendon se Gjakova është afër Gjilanit – dhe në kufi doganieri të pyet: “A mos e njeh Qefser Majacin, është një burrë nga Prishtina?”

LEXO DHE :  “SHQIPONJA NË RREZIK”/ Ambasada e SHBA ka një thirrje për shqiptarët (FOTO)

Thua ti që Prishtina i ka dy banorë dhe i pari që të pret te semaforët në hyrje është ky Qefseri – pastaj në semaforin tjetër Qosja.

Kosova nuk është ajo që prezantohet në trapazanët televizivë të shumë mediave të Tiranës”, shkruan Robelli.(TemA)

Loading...
loading...
Back to top button
Close