3 arsyet e presionit të SHBA ndaj Serbisë dhe Kosovës

Gazeta Blic rreshton tre arsyet e presionit që po ushtrojnë SHBA ndaj Serbisë dhe Kosovës për arritjen sa më shpejtë të marrëveshjes përfundimtare.

  • Sipas gazetës tre janë arsyet:

Shqetësimet për vendosjen dhe blerjen e armëve ruse nga Serbia, bllokimi i hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një përplasje e heshtur midis Departamentit të Shtetit, të përfaqësuar nga Matthew Palmer dhe Shtëpisë së Bardhë, të përfaqësuara nga Richard Grenell.

Loading...

Blic” raporton se një burim nga Berlini ka thënë se Ambasadori Grenell ka ftuar Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, të dëgjojë me kujdes fjalimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo në Berlin, këtë javë në një forum kushtuar paqes dhe stabilitetit.

Gazeta vëren se amerikanët e konsiderojnë shqetësues lajmin se Serbia planifikon të marrë nga Rusia sistemin raketor Tokë-Ajër S-300 ose S-400, dhe kujton se përmes të dërguarve të saj, SHBA janë të shqetësuar për këto blerje.

Sipas ‘Blic”, deklaratat jashtëzakonisht të ashpra, deri kërcënuese të SHBA, kanë befasuar publikut serb.

Loading...
loading...
Back to top button
Close