Albanologu Mandala: E domosdoshme njohja e historisë së arbëreshëve

Albanologu i mirënjohur Matteo Mandala, në një intervistë tregon mbi studimet, historinë dhe integrimin e arbëreshëve në fundshekullin XV, të cilët ruajtën kulturën e tyre më së pari prej vetëdijes së tyre kombëtare, gjuhës e traditave dhe e zhvilluan edhe përtej kufijve, duke u bërë një shembull i suksesshëm i aftësisë bashkëpunuese, i dykulturës dhe i bashkëjetesës, jo vetëm për vendin, por për gjithë Europën.

“Historia tregon që arbëreshët kanë qenë shumë më italianë se sa vetë italianët. Fakti që për shembull arbëreshët ishin në krye të lëvizjes që çoi Italinë të bashkohej në fund shekullin e XIX, tregun që tashmë ishin italianizuar. Ata ngulën këmbë që të krijonin një Itali të bashkuar”, – thotë Mandala.

Loading...

Mandala e quan domosdoshmëri njohjen e historisë së arbëreshëve si një lidhje antropologjike, kulturore e gjuhësore me atë të shqiptarëve dhe përmend studiues arbëreshë të shekullit XVIII, si: At Gjergj Guxeta, Paola Maria Parrino, Nikol Keta, veprat e të cilëve, të një rëndësie të madhe historike, janë zbuluar, studiuar dhe synohet të botohen./atsh/ KultPlus.com

Loading...
loading...
Back to top button
Close