Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë protestë madhore: Nesër bllokojmë sheshin “Shqiponja”, IKMT-ja nuk futet këtu

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar një protestë madhore te rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”. Dosja.al  ka mësuar nga banorë të Astirit se ditën e hënë në orën 08:00 të mëngjesit të gjithë do të mblidhen për të protestuar kundër shembjes së tyre.

Kjo protestë organizohet nesër, pasi pritet të zbarkojnë punonjësit e IKMT-së për të shembur banesat e radhës që janë parashikuar, sipas projektit të rrugës.

Loading...

Banorët shprehet se ata nuk do të lejojnë punonjësit e IKMT-së të ndërhyjnë në atë zonë. Vetëm dy ditë më parë, banorët të Unazës së Re kanë dhunuar me gurë dhe mjete të forta punonjësin e IKMT-së Albert Bitraj, dhe tre punonjës të tjerë.

Pas kësaj ngjarjeje një person ra në pranga, ndërsa shtatë të tjerë u shpallën në kërkim nga policia.

Loading...
loading...
Back to top button
Close