Basha sulmon Samitin e Ohrit: Është propagandë anti-europiane

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me takimin në Ohër të pesë lidervë të Ballkanit Perëndimor për sa i përket Shengenit Ballkanik.

Basha e ka cilësuar si propagandë anti-evropiane Samitin e Ohrit, duke thënë se nuk mund të zëvendësohet dështimi i integrimit europian me ‘Shengenin e Ballkanit’.

Loading...

Kreu i PD ka hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ai është autokrat dhe i korruptuar, ndërsa shton se tashmë ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj vërtetë.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!” shkruan kreu i opozitës.

Megjithëse Basha e konsideron ‘Shengenin Ballkanik’ si një propagandë anti-evropiane, kryeministri Rama ka hedhur poshtë të gjithat zëra se ky samit rajonal në Ohër është formë presioni ndaj Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, gjatë konferencës, Rama sqaroi se bashkëpunimi me vendet e rajonit, për të cilat theksoi se është në të mirë të vendit, nuk është diçka e momenteve të fundit, por e deklaruar qysh në krye të herë kur mori drejtimin e qeverisë shqiptare.

Loading...
loading...
Back to top button
Close