Bieber: Jo vetëm Franca, por edhe vendet e tjera të rajonit e kanë humbur besimin tek Komisioni Europian

Nëse do të ishin bazuar tek progres-raporti i Komisionit Europian, Shqipëria do të kishte hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian qershorin e kaluar.

Por edhe pse ekzekutivi i BE-së këmbëngul se qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase i “kanë bërë detyrat e shtëpisë”, vendet anëtare kanë refuzuar të hapin negociatat tre herë brenda dy vitesh.

Loading...

Eksperti i politikave të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber thotë se jo vetëm Franca por edhe vendet e tjera të rajonit e kanë humbur besimin tek Komisioni Europian.

Kjo sipas tij është edhe arsyeja përse asnjë nga vendet anëtare nuk i morën parasysh progres-raportet e Komisionit kur vendosën për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor.

Sipas tij, jo vetëm që anëtarësimi në Bashkimin Europian është bërë më i largët jo vetëm për Tiranën dhe Shkupin por ka zbehur edhe shpresat e vendeve në rajon.

“Fakti që vendet anëtare si Franca, nuk mund të bien dakord të mbështesin gjykimin e Komisionit Europian i cili ishte i bindur në fillim të këtij viti se si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria i plotësonin kriteret për hapjen e bisedime, është ndër krizat më të rënda me të cilat është përballur BE-ja. Franca dhe Holanda e bënë të qartë se qeveritë e vendeve anëtarë nuk besojnë në punën dhe vlerësimin e Komisionit për dy vendet”, shkruan Bieber.

Ai është një nga ekspertët me të njohur europianë për Ballkanin Perëndimor dhe është autor i dhjetëra librave dhe artikujve që lidhen me rajonin.

Në një intervistë me Gazetën Si, në gusht, eksperti do të fajësonte të gjitha palët politike në Shqipëri, për krizën në të cilën ndodhet vendi, duke thënë se qeveria nuk ka ditur si ta trajtojë krizën në vend, ndërkohë që sipas tij opozita ka treguar se është e gatshme të rrezikojë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Loading...
loading...
Back to top button
Close