“Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar dhe KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 34 vjeçarit Redjan Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët të atentatit në Shkozet ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, dhe dy personat që ishin me të në makinë.

Teksa përshëndet punën e policisë së shtetit, Rama paralajmëron se brenda muajit do të jetë gati  Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së.

Loading...

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit

Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së

Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë”- shkruan Rama.

Loading...
loading...
Back to top button
Close