Evening Star: Shqiptari është në dukje mysliman por i pagdhendur, ai nuk është rreptësisht mysliman, për shkak se shpërfill Kuranin

Shpërfillës ndaj fesë dhe të dhënë pas interesave vetjake, kështu ishte përshkrimi qe gazeta e njohur amerikane, Evening Star, i bënte shqiptarëve, gazetë kjo që botohej në Washington Dc, shkruan KultPlus.

Në një artikull, të publikuar më datën 16 janar të vitit 1910, kjo gazetë flet për shqiptarët, historinë e tyre si dhe shtrirjen gjeografike.

Mirëpo, fokusimi i tyre ka qenë në karakterin fetar të shqiptarëve të asaj kohe, karakter ky të cilin ata e konsideronin si një aspekt që bie në kundërshtim me herë pas herë me fenë që pretendonin se mbanin.

Në vijim mund të lexoni disa citate të shkëputura nga kjo gazetë.

«Shqiptari është në dukje mysliman, por i pagdhendur, ai nuk është rreptësisht mysliman i mirë, për shkak se shpërfill Kuranin.

Feja e tij, në të vërtetë, është kundërthënie, një përzierje e islamizmit dhe krishtërizmit; ai nderon Shën Gjergjin dhe Shën Nikollën, por nëse një mulla nuk di fjalët sesi t’i bëjë derman fëmijës së tij që lëngon ai nuk ngurron ta çojë atë të prifti më i afërt. Ai mban emra të krishterë dhe medalje myslimane me kryq.

Thuajse të gjithë shqiptarët myslimanë janë të lidhur me një sekt mjaft kurioz të njohur si bektashi, që janë myslimanë mjaft tolerantë». / KultPlus.com

, Evening Star: Shqiptari është në dukje mysliman por i pagdhendur, ai nuk është rreptësisht mysliman, për shkak se shpërfill Kuranin
Back to top button