Fatkeqësitë natyrore/ Studimi i OKB-së: Shqipëria zë vendin e parë në Europë

Shqipëria mban vendin e parë në Europë për ekspozimin ndaj fatkeqësive natyrore.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vetëm dy vitet e fundit detyrimet e shtetit ndaj familjeve të prekura nga tërmetet dhe përmbytjet arrijnë në vlerën 546 milionë Lekë. Për ekspertin e menaxhimit të riskut dhe mbrojtjes civile, këto fatkeqësi natyrore i kushtojnë një humbje ekonomisë në vlerën e 6.7 % të GDP. Vetëm tërmeti i rënë pak muaj më parë në qarkun e Korçës i kushtoi buxhetit të shtetit 70 milionë Lekë.

Loading...

“Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore. Referuar një studimi të OKB sipas indeksit të riskut, Shqipëria është vendi numër një në Europë dhe e 40-ta në botë. Ka vite në të cilat prevalojnë fatkeqësitë nga tërmetet dhe vite të tjera që prevalojnë përmbytjet”, thotë Maksimiljan Dhima, ekspert i menaxhimit të riskut dhe mbrojtjes civile.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Shtabit të Emergjencave, numrin me të madh të familjeve ndaj të cilave shteti ka detyrime më të mëdha financiare e përbëjnë familjet e Bashkisë Krujë të cilat janë përmbytur në Dhjetor 2017, si rezultat i daljes nga shtrati të lumit Zezë.

Loading...
loading...
Back to top button
Close