Frikë nga Vettingu? Dorëhiqet gjyqtari i “21 Janarit” dhe çështjes ‘Fullani’

Largohet nga sistemi i drejtësisë në prag të vettingut gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo.

Mësohet se gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe komisionin e vettingut. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të shqyrtojnë sot kërkesën e gjyqtarit për dorëheqje.

Loading...

Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, i cili është pronar i disa pasurive kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, ndërsa në ditët në vijim do të dilte para vettingut, por i ka bërë parapritë duke u larguar nga sistemi.

Bendo ka gjykuar disa çështje të bujshme në historinë e drejtësisë shqiptare, nga 21 Janari, te dosja Hakmarrja për Drejtësi, çështja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, etj.

Loading...
loading...
Back to top button
Close