Haradinaj ngre alarmin: Serbia po pajiset me armë nga Rusia dhe Kina. Beogradi duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan kërcënim për Kosovën dhe paqen e rajonit, faktin se Serbia po armatoset me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se “Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”.

Loading...

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”- shkruan Haradinaj.

Loading...
loading...
Back to top button
Close