Ish-prokurori i Apelit lëshon “bombën”: Politikanët kanë masakruar gjyqësorin, SPAK do bëjë “namin”

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari e ka cilësuar një ngjarje të rëndë atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi i tij, Andi Maloku dhe miku i tij, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi).

Teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ në “News24” Hajdari tha se në janar të vitit që vjen Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të nisë punën e saj, ndërsa theksoi se ky institucion ka për të sjellë ndryshimin e madh në Shqipëri. Mes të tjerash ai tha se dosja e parë që duhet të hetohet është vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomit, i cili u hodh në erë në mes të Vlorës.

Loading...

“Ngjarja ishte e rëndë (Atentati ndaj Arjan Ndojit). Prokuroritë kanë dështuar. Publiku shqiptar pret që të krijohet Byroja e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Vettingu është bërë i fortë. Kam bindje se brenda dhjetorit do të krijohet Byroja e Posaçme e Hetimit.

Brenda këtij viti do të zgjedhim edhe prokurorin e Përgjithshëm. Janari do t’i gjejë strukturat e ngritura. Bëj pjesë tek ata njerëz që e njohin mirë sistemin e prokurorisë. Kam shkuar prokuror sektori dhe më pas drejtues apeli.

Gjyqësori është masakruar nga politikanët. Prokurorët e Përgjithshëm janë prodhuar politikisht. Anëtarë të Gjykatës së lartë janë prodhuar politikisht. Me pagat që do të paguhen prokurorët e posaçëm, janë shumë të mira për nivelin e Shqipërisë.

Ka një dosje para kësaj të Arjan Ndojit që duhet të hetohet. Është dosja e gjyqtarit që është hedhur në erë në mes të Vlorës. (Vrasja e Skerdilajd Konomi) Unë nuk bëj optimistin. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për të bërë në Shqipëri ndryshimin e madh. Këta njerëz që do të punojnë në këtë prokurori do të besojnë tek fuqia e tyre dhe jo tek fuqia e njerëzve të tjerë. Kush nuk beson tek prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka probleme të mëdha”, tha Hajdari.BW

Loading...
loading...
Back to top button
Close