“Ka njohur Kosovën”, Vuçiç: Serbia nuk hyn në konflikt me SHBA

Pas përfundimit të takimit, Vuçiç është shprehur se bisedimet mes tij dhe Palmer ishin të hapura, ndërsa kanë diskutuar për çështje të ndryshme që ndikojnë në Serbi dhe rajon.

“Ne kemi shqyrtuar të gjitha çështje tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh, dhe unë do të thosha që ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje në të ardhmen që do të nënkuptonin marrëdhënie më të mira mes vendit tonë dhe SHBA-së,” tha Vuçiç në një konferencë për shtyp.
“Do të thosha që ishte gjithashtu një qasje konstruktive për t’u rikthyer sa më shpejt në dialog me Prishtinën”,
 tha Vuçiç.

Loading...

Po ashtu, presidenti serb foli dhe për çështjen mes shtetit të tij dhe Kosovës, duke thënë se SHBA e njeh pavarësinë e Kosovës pasi ka këndvështrim ndryshe. Ndërkohë, ai shtoi se Serbia nuk do të futet në konflikt me SHBA.

“SHBA e njohën Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë falënderoj Palmer që ishte i gatshëm të dëgjojë ato që kemi për të thënë sot dhe më herët. Ne nuk do të hyjmë në konflikte me Amerikën. As nuk më bie ndërmend të hyjmë në konflikt me fuqinë më të madhe”, u shpreh ai.

Vuçiç tha se Palmer i kishte kërkuar që të vijonte dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, por sipas presidentit serb, Serbia është e gatshme për bashkëpunim dypalësh, por jo për shkatërrimin e vetes.

“Serbia është e gatshme për një kompromis, por kurrë nuk është për shkatërrimin e vet”, tha presidenti i Serbisë ./ Opinion.al

Loading...
loading...
Back to top button
Close