Njëri e rrëzoi nga motori, tjetri i kaloi sipër/ Gjykata liron dy shoferët që përplasën për vdekje 40-vjeçarin në Sukth

Janë liruar nga burgu të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët mbrëmjen e 2 prillit aksidentuan për vdekje një 40-vjeçar në sukth.

Gjykata e Durrësit vleftësoi si të ligjshëm arrestimin e tre drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksidentin me pasojë vdekjen, por la në masën e sigurisë “arrest me burg” vetëm njërin prej tyre. Për dy drejtuesit e tjerë, u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi të dielën e kaluar në aksin rrugor Sukth-Manëz, kur një automjet tip Golf i drejtuar nga 24-vjeçari me inicialet A.H goditi nga pas një motoçikletë pa targa, me të cilën po lëviznin dy banorë të zonës. Pas përplasjes 24-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, duke i lënë të dy të dëmtuarit, pasagjerin dhe drejtuesin e motoçikletës, të shtrirë në rrugë.

Disa sekonda më pas, një tjetër automjet, i drejtuar nga 66-vjeçari me inicialet H.H. i kalon sipër pasagjerit 40-vjeçar të motocikletës që dergjej në rrugë. Edhe ky mjet nuk ndalon për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve.

Back to top button