Komunizmin në Shqipëri, në radhë të parë e rrëzuan komunistët

Nga Bashkim Kopliku*

Rënia murit të Berlinit, pati pakë influencë tek ne.

Loading...

Komunizmin,  në Shqipëri, e rrëzuam të gjithë, e në radhë të parë komunistët.

PD e 1991, dha kontribut më të madh në rrëzimin e Enverizmit, sepse ishte partia që ishte e hapur për njerëz me prejardhje nga të gjitha shtresat, mjaftonte që të pranonin idetë e djathta evropiane.

Por edhe PS, pavarësisht se formalisht, për arsye llogarish elektorale, fillimisht e formalisht dukej si një vazhdim i PPSh (Partisë Komuniste), në fakt, pas humbjes dërmuese në zgjedhjet e viti 1992, vit pas viti, u kthye në një parti të qendrës së majtë evropiane, sa që, sot,  nga komunizmi nuk ka më gjë në të.

Ata nostalgjikët enveristë, kanë mbetur në parti të vockla, që nuk arrijnë as 0,3 % të votave, kurse marksistët e rinj janë veç pakë individë ekscentrikë, që nuk mblidhen dot as “5 vetë”.

Enverizmi u rrëzua në 1991-2, nga të gjitha shtresat e popullit shqiptar, e natyrisht edhe nga shumica e komunistëve, të cilët, pra shumica e komunistëve, e kuptuan se i kishte ardhur fundi atij regjimi enverist, pjellë e veçantë e komunizmit.

Rënia e murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989, por edhe ngjarjeve ditët para e pas këtij momenti, nuk pati tek ne atë jehonë që pati në vendet e Evropës lindore, sepse ne kishim pothuaj 30 vjet që ishim vetëizoluar nga ta, e që prej më se  12 vjet përpara, edhe nga Kina; ne ishim albanizuar.

Pushkatimi publik në Rumani, i çiftit Çaushesku, nga fundi i vitit 1998, po, ai ishte një sjellje në realitet, sidomos për udhëheqjen komuniste shqiptare, për secilin individ të saj:  “i ndihmoi të kuptonin mirë” se si mund të shkonin punët nëse nuk lëshonin.

Baza, shumica e komunistëve, e kuptuan se tashmë komunizmit i kishte ardhur fundi, edhe si teori, prandaj filluan të përqafonin, ose ide socialiste (që për komunizmin ishin njësoj anatemuara–bile mos më shumë se ato të djathtat) ose ide të partive popullore (të djathtave) evropiane.

Ka shumë që sot i bien gjoksit duke thënë, “ne, antikomunistët e rrëzuam enverizmin”, duke synuar ekskluzivitet që nuk e kanë pasur fare, fare.  Bile mos qoftë e kundërta, që kontributi i antikomunistëve shqiptarë, pra i shtresës së pasardhësve gjenetikë të antikomunistëve të Luftës së Dytë Botërore, të ketë qenë më i vogël se i çdo shtrese tjetër, sepse regjimi enverist “i kishte rrahë për së vogli”, siç thuhet nga veriu… Vetëm nga 1992, me zgjedhjet e dyta demokratike, filloi në masë e me vrull t’u dalë frika…

Gjithsesi, merita e rrëzimit të enverizmit, por edhe e komunizmit, ishte si e komunistëve, që ishin shumica në Shqipërinë e 1991, si dhe e antikomunistëve, si e “të djathtëve”, si dhe e “të majtëve”.

Eksperienca atyre viteve, 1990-92, por edhe e vrojtimet e reagimeve të shtresave të ndryshme pas 1992, të bindin se  faktet shkurt  janë si më lart.

Sot njerëzit kanë qëndrime të ndryshme, pavarësisht cilës shtresë i përkasin si prejardhje.

Nuk është e thënë se janë të djathtë  (me bindje të partive popullore) ata me prejardhje nga shtresa e atyre që kanë qenë antikomunistë para 1990. Jo, e djathta evropiane, nuk është detyrimisht ideologjia e atyre që i burgosi e shtypi enverizmi. Ata edhe para 75 vjetëve, kanë qenë qoftë të djathtë, qoftë të majtë, pa qenë komunistë.

Pra, kanë qenë të majtë, socialistë (kujtoni Myrsine Kokalarin, Skënder Muçon etj.), ose të djathtë (nga ata që përkrahin të drejtat e barabarta të të gjitha shtresave,  që sot shprehet nga e famshja “alle Schichten”, barazi në mes të gjitha klasave, apo shtresave, e CDU të Mekelit në Gjermani e gjetkë).

Mos mbesni të fiksuar në ide të “lashta”, se socialistët janë ish-komunistë! Jo,  socialistët, sidomos tani, në shekullin XXI, nuk i lidh gjë me komunizmin…

Duhet të shkëputemi nga trajtimi i politikës sot, me njohuritë e shkollimit leninist e stalinist të vitit 1917.

Bota sot është krejt tjetër, e shumë nga ne, mbi 50-vjeçarët, duhet të ristrukturojmë, të përditësojmë konceptet tona politike, përndryshe nuk do të orientohemi dot …

*Ish-zv.kryeministër i PD

Loading...
loading...
Back to top button
Close