Kthimi i Alvinit nga Siria, qeveria shpjegon pse u bllokua operacioni

Kryeministri Edi Rama duke shfrytëzuar të drejtën e tij, iu shmang interpelancës së thirrur nga opozita në Parlament për çështjen e shqiptarëve të bllokuar në kampin Al Hol që kontrollohet nga ISIS. Ai ia delegoi këtë përballje ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Edhe pse interpelanca ishte thirrur me ministrin e Jashtëm, detyrë që ushtrohet nga Rama, kryeministri preferoi të mos shfaqej sot. Kjo “shmangie” u kontestua nga deputeti i opozitës, Andi Përmeti dhe shkaktoi jo pak përplasje me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. 
Shqiptarët e bllokuar në kampet e Sirisë sipas ministres së Shtetit janë 72 gjithsej të ndodhur në kampin Al Hol dhe se për ministren Spiropali ata janë identifikuar prej kohësh dhe se tashmë një grup operacional i ngritur ka aktivizuar planin për riatdhesimin e shqiptarëve që ndodhen në këtë kamp si rasti i vogëlushit Alvin, rast i bërë publik nga emisioni investigativ italian “Le Iene”.

“Pasi u transmetua rasti fatkeq e tmerrësisht i trishtë janë vënë në lëvizje që në fillim të këtij problemi me qëllim kthimin sa më parë të të gjitha grave e fëmijëve. Situata në Siri tejet e komplikuar, vazhdon të mbetet zonë konflikti, por edhe identifikimi i shqiptarëve ka qenë një proces i vështirë. Edhe se nga fakti se shumë prej tyre kanë udhëtuar pa përdorur dokumente identifikimi shqiptare, kanë ndryshuat identitet duke marrë emra arabë ose kanë kaluar kufijtë në mënyra të paligjshme, apo janë regjistruar sipas dokumenteve të Kalifatit që nuk ekzistojnë më. Ndaj identifikimi final është një operacion i vështirë sidomos nga mungesa e institucioneve homologe”, theksoi Spiropali.

Loading...

Duke kërkuar mbi të gjitha që emrat e njerëzve në kampin ku mbahen të burgosur duhet të mos jepen, shtoi se qeveria hapat e ndërmarrë operacionalë s’mund të bëhen kurrsesi publike, do vinte në rrezik operacionin e jetën e grave e fëmijëve që gjenden në atë vend, duke zbuluar identitetin i ekspozojmë ndaj një rreziku vdekjeprurës. Por Spiropali thekson se ka në fillim të vitit është ngritur një grup pune me urdhër sekret të kryeministrit që ka si synim shpëtimin e tyre. 
“Në fund të muajit Gusht është diskutuar një operacionin të mundshëm riatdhesimi, si edhe janë përcaktuar hapat specifike që do të duheshin marrë nga institucionet shqiptare në terren, nga identifikimi dhe intervistimi, e deri tek shoqërimi, pritja dhe trajtimi pas mbërritjes. Pas propozimit të planit për transferimin nga kampet në struktura të specializuara, për të bërë më pas transportin drejt Shqipërisë, situata në terren në zonën e konfliktit ka ndryshuar si pasojë e zhvillimeve të fundit që kanë sjellë rindezjen e konfliktit, çka ka sjellë në fakt ngrirjen e operacionit. Në këtë situatë të re theksoj rëndësinë e madhe që merr mos publikimi i të dhënave që rrezikon jetën e palëve. ë fund të muajit gusht është diskutuar një operacion i mundshëm riatdhesimi. Pas propozimit të planit për transferimin nga kampet, situata në zonën e konfliktit ka ndryshuar”, theksoi Spiropali.

Për herë të parë ndryshe nga sa është raportuar Spiropali deklaroi se kampi Al Hol është i sigurt dhe se kthimi i 110 kosovarëve ka qenë më i lehtë, pasi është kryer në një zonë të sigurt kthimi i tyre në Erbil në Irak dhe me ndihmën e partnerëve amerikanë. Aktualisht për qeverinë shqiptare situata në Siri mbetet shumë e komplikuar dhe se ka penguar urat e komunikimit. “Shtetet e Bashkuara u tërhoqën, dhe pati një sërë luftimesh mes forcave të armatosura Turke dhe njësive të ndryshme në atë zonë. Pas armëpushimit ka një situatë të re gjeopolitike në terren, çka paraqet sfida të reja për operacionin e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë. Aktualisht një grup operacional po rivendos kontaktet në terren dhe po peshon të gjitha mundësitë për të siguruar riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, duke marrë parasysh situatën aktuale si edhe rolet e ndryshuara të aktorëve në terren”, theksoi Spiropali. 

Por ministrja shtoi dhe faktin se nuk autoritetet shqiptar nuk kanë se me kë të komunikojnë , pasi atje nuk ka një strukturë shtetërore për të komunikuar apo negociuar për tërheqjen e të burgosurve në kamp. Por deputeti i opozitës, Andi Përmeti këto deklarata të ministres si cilësoi slogane dhe kërkoi të dinte një datë se kur do të ktheheshin shqiptarët. “Unë ju pyeta për rezultatin, jeta e atij djalit varet nga ju. 110 veta kanë tërhequr zonja Spiropali. Ata janë më të aftë se ne edhe për politikë dhe e treguan demokracinë. Kanë tërhequr edhe Anglia, Suedia dhe Danimarka. Unë nuk kërkova emra, dhe të më thoshit gjeneralitetit. Unë ju thashë se ku jeni me rezultatet. Është e vërtetë se atje ka probleme, por ka një drejtues, atje ke një qeveri me qendër në Paris. Po ai ushtari ka një gjeneral mbi kokë. Shkoni e shpëtoni, ku do të shpëtojë Alvini dhe fëmijët”, theksoi Përmeti.

Kur u njoftua qeveria për Alvinin e shifrat e shqiptarëve në Siri
Gjatë raportimit në Parlament, ministrja e Shtetit bëri edhe një ekspoze të shifrave të shqiptarëve që gjenden atje dhe zbuloi dhe për herën e parë se si ranë në kontakt me Alvin Berishën. Prezenca e tij në kamp është njoftuar për herë të parë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar pranë Ambasadës sonë në Kajro në fillim të muajit shtator. Megjithatë, siç është bërë publike nga Emisioni “Le Iene”, babai i djalit, Afrim Berisha, ka marrë një letër nga djali në 27 Qershor. Ambasada jonë në Romë është kontaktuar nga MPJ Italiane në dt 20 Shtator. Ndërkohë, në 20 Shtator, pranë Konsullatës në Milano ka ardhur edhe një telefonatë dhe komunikim zyrtar (letër) nga producentët e emisionit “Le Iene” – ku njoftohej se në datë 22 Shtator do të udhëtohej drejt Erbilit, në Irak, për të marrë fëmijën nga kampi. 
Afrim Berisha me të birin Alvin gjatë takimit të mundësuar nga gazetarët e “Le Iene”. Gazeta Si 4 nëntor 2019

Në vijim është vepruar me të gjithë mundësitë, në zbatim të ligjeve shqiptare, për të ndihmuar familjen Berisha, dhe ka një komunikim në vazhdim me ta, por kjo nuk ka qenë e mundur brenda premisave të emisionit. Takimi në kampin e Al Hol ka ndodhur në 25 Shtator. “Përpjekjet tona për të riatdhesuar të gjithë gratë dhe të miturit shqiptarë vazhdojnë edhe sot. Kontaktet me Alvin dhe të tjerë janë mbajtur përmes organizatave humanitare. Në kampin Al Hol janë rreth 70 mije gra dhe fëmije nga të cilat 10 mijë jo siriane, përfshire nga vende evropiane si Franca, Italia, etj. 

Ministrja theksoi se nga rreth 1000 individë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë këtu gratë dhe fëmije në Siri dhe Irak, rreth 500 prej tyre ndodhen ende në atë zonë infernale. “Nga informacionet paraprake vlerësohet se rreth 150 prej tyre janë shqiptarë nga të gjitha trevat, prej të cilëve 72 shqiptarë nga Shqipëria, ku përfshihen edhe 11-13 burra të klasifikuar terroristë në burgjet te kontrolluar nga forcat kurde. 28 fëmijë janë evidentuar pas një pune intensive në bashkëpunim më partnerët me te gjitha gjeneralitetet. Ka dhe fëmijë të lindur në zonën e luftimit, por numrin e tyre nuk mund ta konfirmojë asnjë institucion. Rreth 460 janë kthyer në vendet e tyre në rajonin e Ballkanit duke e bërë ketë rajon me përqendrimin më të lartë të luftëtareve të huaj në Europë”, theksoi Spiropali.

Loading...
loading...
Back to top button
Close