Kush ishte Valbona Berisha, nëna e Alvinit që degdisi të birin drejt vdekjes në kampet e ISIS, mënyra se si vdiq

Prej disa javësh historia e Alvin Berishës ka prekur opinionin publik, duke sensibilizuar shqiptarë dhe italianë me rastin e tij. 11 vjeçari ka ikur bashkë me të ëmën në Siri, dhe tashmë ka mbetur në një kamp pasi ajo ndërroi jetë.

Por kush është Valbona Berisha, e reja që mori të birin dhe shkoi t’i shërbente ISIS, për të humbur më pas jetën?

Loading...

Valbona Berisha, nga Durrësi, iku nga Italia për në Siri në dhjetor 2014. Ajo jetonte në Via Milano në Barzago, me bashkëshortin e saj Afrimin dhe tre fëmijët e tyre. Kur vendosi që të largohej nga shtëpia, pa i thënë asgjë burrit, Valbona mori vetëm Alvinin dhe u nis për t’i shërbyer Shtetit Islamik të ISIS, ku dyshohet se ka humbur edhe jetën.

Kamerat e aeroportit kanë kapur momente të 37-vjeçares , teksa pret linjën e saj për t’u nisur për në Turqi. Për t’u larguar më pas drejt Sirisë. Falë sinjalit GPS të telefonit është identifikuar vendodhja e parë në Al Babi, një nga zonat më të nxehta në atë kohë të luftës në Siri.

Në Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra, është martuar me një xhihadist shqiptar me të cilin pati dhe një djalë tjetër.

Lajmet e fundit mbi Valbona Berishën i jep biznesmeni kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë e sot i impenjuar për të kthyer në shtëpi të gjithë fëmijët e gratë e ish-xhihadistëve nga Ballkani.

Loading...
loading...
Back to top button
Close