MAFIA e pronave goditi me dorën e SERIAL-KI LLERIT gjyqtarin 8 vite më parë

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka risjellë në vëmendje të gazetarëve që ndjekin prej vitesh çështjet gjyqësore, vrasjen e gjyqtarit Skerdilajt Kokomi. 

Skerdilajd Konomi, u vra më 9 shtator 2011, dhe për vrasjen e tij, serial-killeri me pagesë, Julian Sinanaj, tha për prokurorët e Krimeve të Rënda, se porosia ka ardhur nga Durrësi, shkak i krimit makabër janë konfliktet e pronësisë në dy zona mjaft të lakmuara turistike.

Loading...

Sipas dëshmisë së Sinanaj, ka qenë Adndon Mëhillaj ai që i ka treguar emrat e ekzekutorëve dhe porositësve të vrasjes së Konomit. Serial-killeri ka vazhduar me dëshminë e tij se pas vendosjes së eksplozivit në makinën e gjyqtarit, personat që përgatitën atentatin u larguan drejt Italisë një ditë para ngjarjes, për të patur dhe alibi, përballë hetimeve.

Ndërkohë që Dosja e vrasjes së Skerdilajd Konomit është varrosur, jo më larg se dje, gazetari Artan Hoxha tha:  “Fadi Mitri (biznesmeni libanez) u dhunua në një nga rrugët më të sigurta të Tiranës, rrugës për në Rinas në prani të shoferit të tij dhe gruas. Si është e mundur që kjo ngjarje është pa autor ndërkohë që ngjarja ndodhi pas vendimit të apelit. A është e vërtetë që toka që pretendon ky person apo ky grup personash në Gjirin e Lalëzit të jetë e mbivendosur në një sipërfaqe prej 3500 hektarësh që ka fituar Skerdilajd Konomi në 14 qershor 2009 me vendim të gjykatës së lartë, është mbivendosur aty ky truall?”.

Lidhja mes atentatit të Ndojës dhe vrasjes mafioze të Skerdilajd Konomit në pamje të parë duket e pamundur, por 8 vite pasi kjo ngjarje tronditi vendin, nuk ka më asnjë pistë apo të dyshuar si porositës të vrasjes së Konomit. Njëri nga të përfolurit si porositës, ishte edhe Edison Harizaj, i njohur si ‘faqedjeguri’, por tashmë edhe ai është nën dhe…

Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mënyrë makabre me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. 

Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda mori menjëherë në dorë hetimet dhe ndonëse kanë kaluar 8 vite, ende dosja vijon të mbetet pa autor. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit dhe në Gjirin e Lalzit.

Loading...
loading...
Back to top button
Close