“Mbushi 90 vjeç”, Ilir Meta urim të përzemërt kryepeshkopit Janullatos: Ka mision hyjnor, mirënjohje për gjithçka ka bërë

Ilir Meta ka uruar kryepeshkopin Anastas Janullatos me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Presidenti i shprehu mirënjohje Janullatos për gjithçka ka bërë.

Loading...

Ndër të tjera Meta shkruan:

“Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë.

Perëndia e bekoftë Fortlumturinë dhe veprën e Tij të ndritur!”, nënvizon Meta.

Loading...
loading...
Back to top button
Close